Rashiq për Rregulloren e BQK-së: Kemi ardhur në përfundim me Kurtin se kjo është periudhë tranzicioni


Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka thënë të mërkurën se gjatë një takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, janë pajtuar se rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për ndalimin e dinarit është në një periudhë tranzicioni, raporton EO.

Rregullorja e BQK-së, e cila kërkon që euroja të jetë valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin, hyri në fuqi më 1 shkurt, me gjithë trysnin e madhe ndërkombëtare për shtyrjen e zbatimit të saj.

“Kur u takova me kryeministrin, kemi ardhur deri te një përfundim, që kjo është një periudhë tranzicioni kështu që shfrytëzuesit ta kenë një mundësi që të përgatiten për përdorimin e kësaj rregullore. Nga ana juridike dhe teknike kjo është mënyra e duhur që të vazhdojmë”, tha Rashiq.

Rashiq ka thënë se ekzistojnë dy mënyra të implementimit dhe funksionalizimit sa i përket përdorimit të dinarit.

“BQK-ja e Kosovës dhe ajo e Serbisë të kenë të zhvillojnë mes vete një lloj transaksioni. Dje kam marrë konfirmimin nga Ismaili se ata sot do ta kontaktojnë bankën qendrore në Serbi”.

Sipas tij, konvertimi i dinarit në euro do të jetë shumë i lehtë dhe i zbatueshëm për ata të cilët pranojnë pagesa në dinar.

“Është mënyra tjetër kur bankat kanë përfaqësi këtu dhe në Serbi ta bëjnë kthimin e dinarit në euro direkt dhe përdorimi të bëhet këtu. Të gjithë njerëzit që nuk kanë llogari bankare kjo do t’i mundësojë ta hapin një pa pagesë”, shtoi ai.

Ai njoftoi se guvernatori Ismaili ia ka shpjeguar të gjitha sa i përket anës teknike dhe implementimit të Rregullores së BQK-së për çështjen e dinarit.

“E falënderoj Kurtin për mirëkuptimin dhe gjetjen e mënyrës për implementimin dhe zgjidhjen sa i përket përdorimit të dinarit. Derisa kisha bisedë me Ismailin, kjo është rregullorja evropiane sa i përket përdorimit të parave, i cili thirret pagesa unike regjionale evropiane. Kjo është në përputhje të plotë me mënyrën dhe rregulloren evropiane për zbatimin e pagesave. Nga ana juridike kjo është mënyra e duhur se si duhet të vazhdojmë, nuk dua të hyjë në të kaluarën pse ka ardhur deri të kjo por më duhet prapë të ndërlidhem, ne e kemi ditur që banka komerciale që e ka pasur licencë do të mbyllet, në shtator të vitit e kaluar kemi marrë informata se do të mbyllet, askush nga administrata e tyre nuk e kanë parë të ud