Dashi-Sot do të përballeni me të dashurin tuaj. Pavarësisht nëse jeni në një lidhje apo në fillimet e një të tille do të joshni partnerin tuaj. Është koha që sharmit tuaj natyral t’i shtoni një aromë të re joshëse, një veshje tërheqëse apo një prerje flokësh të re. Ndryshimi i pamjes suaj bën ndryshime më të thella nga se e mendoni.
Demi-Falë mjedisit të ngrohtë yjor jeta në çift do të përmirësohet. Në çështjet e punës të lindurit e kësaj shenje i pret një ditë e mbushur me momente tensioni. Por qetësia dhe diplomacia, do t’ju lejojnë që të menaxhoni më mirë situatat kritike me të cilat do të përballeni.
Binjakët-Një ditë e bukur do jetë kjo e mërkurë për ju. Intuita do u ndihmojë që të merrni vendimet e duhura. Në punë do të keni sukses dhe mund të merrni një shpërblim. Sot do ta kaloni momente të lumtura në familje.
Gaforrja-Jeni shumë të mirë në flirtim dhe shumë njerëz do të vijnë rrotull jush sot. Por e mira është të mos përfshiheni në një marrëdhënie emocionalisht në këto momente. Askush nuk do t’iu marrë seriozisht dhe nuk kanë për të kërkuar shumë prej jush.
Luani-Vetëm për shkak se e dini që nuk mund të zgjidhni plotësisht problemet e dikujt tjetër nuk do të thotë që ju nuk duhet të përpiqeni së paku ta ndihmoni atë. Të dëgjosh problemet e një miku sot është me rëndësi.
Virgjëresha-Do të zbuloni diçka shumë interesant për një rival sot dhe do të përpiqeni ta përdorini informacionin në interesin tuaj. Kini kujdes se përpjekje të tilla mund t’u kthehen mbrapsht. Integriteti është i domosdoshëm.
Peshorja-Mos u ndjeni të frikësuar të promovoni talentin tuaj. Jeni në një pozicion për të qëndruar në një rol që do të jetë shumë argëtues. Konkurrenca është e ashpër. Mos lejoni që dikush t’ju zbehë shkëlqimin.
Akrepi-Mund të mos jeni kujdesur shumë për veten kohët e fundit. Aspektet planetare po ju inkurajojnë që të jeni pak më të disiplinuar në stilin e jetës tuaj. Mos e teproni, mos pini shumë kafe dhe përpiquni të hani vakte më të lehta. Çdo gjë që bëni për veten tuaj sot mund të ketë efekte shumë të shpejta dhe të shëndetshme. Mendoni për këtë kur shkoni për vrap në drekë ose shkoni në shtrat herët sonte.
Shigjetari-Sot është një ditë harmonike. Të lindurit e kësaj shenje duhet të gjejnë forcat dhe energjinë për t’ju përkushtuar më shumë sferës profesionale. Parashikohen momente kritike, sidomos sa i takon dashurisë. Për këtë diplomacia ndihmon.
Bricjapi-Në punë gjithçka do të shkojë mirë. Ju do jeni në gjendje që të gjeni ekuilibrat dhe të mos jeni shkak për debate të kota. Të dashuruarit do të marrin një lajm shumë të mirë që do u ndryshojë ditën.
Ujori-Çështjet në lidhje me punën do të zgjidhen. Mos merrni veprime agresive. Ata që kanë probleme në aspektin personal duhet të gjejnë kohë edhe për njerëzit e dashur. Bëni kujdes me shëndetin, pasi e keni lënë pas dore prej një kohe të gjatë.
Peshqit-Tregoni më shumë kujdes me shpenzimet e çmendura, të cilat mund t’ju lënë pa para në aspektin afatgjatë. Në dashuri tregoni më shumë guxim dhe vendimmarrje. Kjo gjë do të vlerësohet.