Njëri nga 19 rastet e konfirmuara me koronavirus është punëtor i KEK-ut

Janë konfirmuar 19 raste të reja me koronavirus e 24 të shëruar në Kosovë.

Një nga rastet e reja është nga Obliqi. Në lidhje me të, ka shkruar kryetari i kësaj komune, Xhafer Gashi.

Ai ka thënë se personi i infektuar është nga fshati Milloshevë dhe është rast kontakti deri sa ka treguar se ai është punëtor i Korporatës Energjetike te Kosovës (KEK).

Ky është postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Sipas njoftimeve të IKSHPK-së, në Obiliq kemi një rast të ri pozitiv me Covid-19 në fshatin Milloshevë, rasti në fjalë është rast kontakti, punëtorë në Korporatën Energjetike të Kosovës, në mihjen sipërfaqësore në Bardh.

Ju bëjë thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë rekomandimet e dalura nga IKSHPK-ja, rreziku ende nuk ka kaluar, ky armik i padukshëm është ende mes nesh.

Mos i jep këmbë virusit!

Kujdes po, panik jo!