Kurti: Nuk do ta bëj pranim-dorëzimin, s’mund të pranoj atë që e shkarkova

Ish-kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur se të enjten nuk do ta bëjë pranim dorëzimin e detyrës së kryeministrit tek Avdullah Hoti.

“Aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese është i papranueshëm. Me atë vendim ata kanë bërë agresion mbi Kushtetutën e Republikës dhe kanë zhvlerësuar veten e tyre si Gjykatë”, tha ai.

Sipas tij, Qeveria Hoti është e paligjshme.

“Kjo është qeveria koti, ne jemi qeveria alternative. Nesër S’do ta bëj pranim-dorëzimin sepse s’mund të pranoj atë që e shkarkova, ndërkohë që edhe u dorëzua te presidenti. Ne vazhdojmë betejën, do të kthehemi përsëri e shumë shpejt”, ka thënë Kurti në një video të publikuar në rrjetin social Facebook.