Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një konferencë për media ka uruar Avdullah Hotin për marrjen e detyrës së kryeministrit.
Thaçi ka thënë se Albin Kurti duhet të heqë dorë nga barrikadimi i zyrës së Kryeministrit.
“Gjithashtu nga Kurti kërkohet pranim dorëzim sa më i lehtë i detyrës dhe kërkohet të heqet dorë nga barrikadimi i zyrës së tij”, ka thënë Thaçi.
Thaçi po ashtu ka thënë se e përshëndet gatishmërinë e Avdullah Hotit për të vazhduar dialogun.
“Përshëndes gatishmërinë për të vazhduar dialogun në bashkërendim me të gjithë aktretë politikë, vetëm raportet e shkëlqyera me ShBA’në mund të garantojnë të ardhmen tonë”, ka thënë Thaçi.