Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit edhe deputet i kësaj partie ka treguar se e ka bindur deputetin e nismës Haxhi Shala ta votojë Qeverinë Hoti.
“Me Haxhi Shalën kur kam qenë komandant i TMK-së në Prizren, kemi qenë bashkë me të. thash unë do ta qes votën pro, a po ja jep edhe ti, tha po”, ka treguar Haradinaj.
Ndryshe, deputeti i Nismas Haxhi Shala ka thënë se ka ndryshuar mendjen për votimin e Qeverisë Hoti, pas një vizite nga Presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri Ramsuhs Haradinaj.