Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, menjëherë pasi u votua qeveria Hoti, ka përgëzuar deputetët që votuan pro formimit të kësaj qeverie.
AI ka thënë se kjo është një ditë e rëndësishme për demokracinë dhe për qytetarët e Kosovës, duke i uruar kështu suksese Hotit dhe qeverisë së tij.
Statusi i plotë:
I përgëzoj deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për votimin e Qeverisë së re. Kjo është një ditë e rëndësishme për demokracinë tonë dhe për qytetarët e vendit. Qeverisë së re i uroj sukses në përmbushjen e programit qeverisës dhe i ofroj bashkëpunim të plotë në jetësimin e agjendës kombëtare dhe ndërkombëtare.
Me bashkëpunim dhe koordinim ndërinstitucional mund ta rimëkëmbim ekonominë tonë dhe të lëvizim me hapa më të shpejtë drejt integrimit euroatlantik, duke e fuqizuar partneritetin me SHBA-në dhe me të gjitha shtetet mike. HTH