Gashi: Qëllimi i Qeverisë është të kthejë shpresën e humbur

Arben Gashi, shef i Grupit parlamentar të LDK-së, ka thënë se detyrë kryesore e Qeverisë Hoti është të kthejë shpresën te qytetarët, që sipas tij e humbën, me qeverisjen e Albin Kurtit.

“Jemi mbledhur me bindjen se po punojmë drejt dhe me bindje racionale, nuk është vendim popullor, dikush mund të na urrejë e dikush të na mbështesë. Ne kishim një Qeveri të ndërtuar me shpresë por rrugës bëri gabime, e me kalimin e kohës humbëm shpresën dhe mbeti vetëm Qeveria. Tash qëllimi është që Qeveria Hoti të kthejë shpresën. Duke e njohur kandidatin tonë për kryeministër dhe kandidatët tonë për ministra, por edhe të partive tjera, këtyre nuk iu duhet shumë shpresa, pasi do të punojnë shumë për të kthyer këtë shpresë”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë se duhet të jenë një në politikën e jashtme.