Selimi: Kjo është Qeveri e Thaçit

Rexhep Selimi, shef i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, ka thënë se seanca e sotme është edhe një tentative për ta zhbërë verdiktin e qytetarëve.

Ai, partitë që po synojnë të bëjnë qeveri të re me Avdullah Hotin në krye, i quajti të vogla.

Po ashtu, LDK-në, që po synon të bëjë Qeverinë, e akuzoi se mashtroi qytetarët në zgjedhjet e 6 tetorit.

“I mashtruat qytetarët se doni të bëni ndryshim, e na mashtruat edhe neve”, tha Selimi.

Ai kontestoi aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, duke e akuzuar se punoi për interesa të presidentit Hashim Thaçi.

“Kjo nuk është as Qeveria Thaçi 3, është më shumë. Është qeveri e Thaçit, në fund do e hedh si një leckë. Kjo do t’i duhet atij për legjitimim të ndarjes së Kosovës dhe që të përfitojë edhe një mandat si president”, ka thënë Selimi.