Konfirmohen 20 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Vijon të rritet numri i rasteve të reja me koronavirus në Shqipëri. Sipas raportimit të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar në vend 20 raste të reja me COVID, duke çuar kështu numrin e të prekurve në 1184.

Rastet e reja, sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë dalë pas testimit të kryer në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit.

Prej tyre 15 ne Tirane, dy ne Kruje, dy ne Durrës dhe një ne Kamez. Nga personat e konfirmuar pozitive me koronavirus, 4 janë personel shëndetësor.

Rastet e reja, sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë dalë pas testimit të kryer në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit.