Puna për nxjerrjen e trupave të pajetë të minatorëve Idriz Gërbeshi dhe Haki Arifi është duke vazhduar edhe në këto momente në Minierën e Artanës.
Pritet që diku edhe pas dy orës me intensitetin të lartë të punës të bëhet nxjerrja e trupave të tyre, njofton Klan Kosova.
Ekipit të Klan Kosovës që po qëndron atje i është konfirmuar se familjarët kanë dhënë lejen që të bëhen mihje vetëm në mënyrë që të tërhiqen trupat.