Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ka komentuar mospublikimin e marrëveshjes bashkëqeverisëse mes LDK-së e Listës Serbe.
Abazi përmes një reagimi ka dhënë disa arsye që sipas tij kjo marrëveshje mes këtyre dy subjekteve po mbahet ende e fshehtë.
“Marrëveshja e negociuar mes Djuric dhe Abrashi të LDK që nuk po publikohet, ja pse, Lista Srpska merr:
Zëvendëskryeministrin
Zëvendësdrejtorin e AKI
Zëvendëskomandën e FSK
Zëvendësambasadorin e Kosovës në SHBA
Veto të drejtën për vendim- marrje në FSK, AKI, Diplomaci dhe Polici
Zëvendësministër të Ekonomisë me veto në shitjen e aseteve
Zv. Minstër në Arsim
Zv. Minister në Shëndetësi”.