Gjakovë, bie nga pullazi teksa punonte, trajohet në QKUK

Një punëtor teksa ishte duke punuar në pullaz ka rrëshqitur dhe ka rënë nga dy metra lartësi.

I njëjti pas lëndimeve të marra është dërguar ngë Spitalin e Gjakovës e nga aty në QKUK.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

“Sot rreth orës 14:30 minuta, një punëtor me iniciale L.D, duke punuar në ndërtimtari ka rrëshqit nga pullazi në naltësi prej rreth dy metrave”.
“I njëjti është dërguar në spitalin Rajonal në Gjakovë, dhe nga aty në QKUK. Në vendngjarje kanë dalë zyrtarët policor së bashku me Inspektorët e punës. Rasti si i tillë është nën hetime të mëtutjeshme nga dy institucionet”, tha Xhurkaj.