Presidenti Thaçi i pikëlluar me ngjarjen tragjike në Artanë, kërkon mbrojtje për punëtorët

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas vdekjes tragjike të dy punëtorëve të minierës së Artanës.

Ai me anë të një postimi në Facebook, është shprehur shumë i pikëlluar me këtë ngjarje, duke u shprehur  ngushëllime familjarëve të viktimave, shkruan lajmi.net.

Thaçi ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të përkujdesen që punëtorët të jenë gjithmonë të mbrojtur në vendet e tyre të punës.

Postimi i plotë:

Thellësisht i pikëlluar me humbjen e jetës së dy punonjësve në Minierën e Artanës, si pasojë e shembjes së dheut. U shpreh ngushëllime të thella familjeve, të afërmve dhe gjithë kolegëve të tyre.

Institucionet e Kosovës duhet të përkujdesën që punëtorët të jenë gjithmonë të mbrojtur në vendet e tyre të punës!