Ahmeti: Nesër rihapen çerdhet në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur çerdhet publike dhe ato me bazë në komunitet në komunën e Prishtinës rihapen nesër.

Ahmeti njoftoi se vetëm çerdhja “Dielli” nuk do të hapet për shkak se është shfrytëzuar koha e pandemisë për renovim dhe jemi para përfundimit.

Prindërit do të njoftohen për zgjidhjen e përkohshme për atë çerdhe.