Stanovci i Vushtrrisë vatër e koronavirusit

Vetëm të shtënën janë konfirmuar 5 raste të reja me koronavirus nga Stanovci i Komunës së Vushtrrisë, deri sa të premten ishin edhe 6 raste të tjera. Kështu që ky fshat është bërë vatër e re e koronavirusit.

Instituti i Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar edhe për 6 raste të reja me koronavirus nga 220 mostra të testuara.

“Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 6 raste. Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Stanovc) dhe 1 rast me vendbanim në Llazarevë-Obiliq”, ka njoftuar IKSHPK-ja.

Deri me tani me koronavirus në Kosovë, janë infektuar 1070 persona, kurse 30 raste kanë përfunduar me vdekje.