6 raste të reja me koronavirus dhe 12 të shëruar

Të shtunën janë konfirmuar edhe 6 raste të reja me koronavirus. Derisa janë shëruar edhe 12 persona nga koronavirusi në Kosovë.

“Sot më 30 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 220 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 6 raste”, ka njoftuar Instituti i Kombëtar i Shëndëtësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Stanovc) dhe 1 rast me vendbanim në Llazarevë-Obiliq.

Po ashtu IKSHPK-ja ka bërë të ditur se të shtunën, janë shëruar 12 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 841 raste.

Shifra e re ka çuar në total numrin e të shëruarve në Kosovë në 841, ndërsa me COVID-19 janë infektuar 1070, kurse 30 raste kanë përfunduar me vdekje.