Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, është deklaruar rreth votimit për qeverinë e re në krye me Avdullah Hotin e LDK-së.
Në Kosovë sipas tij, ende ka nevojë që të përkryhet shtet-ndërtimi dhe ai është i gatshëm që të kontribuojë për këtë çështje.
Pacolli për Reporteri.net ka thënë se nuk do të provokonte një mocion në një situatë të tillë, por për të është e qartë se përfaqësuesit e popullit duan ndryshim.
“Ndryshimi vjen duke formuar një qeveri të re dhe unë jam deklaruar se do ta votoj këtë qeveri ashtu si qeveritë tjera”, ka shtuar ai.
Ish-presidenti i Kosovës, thotë se nuk ka pasur asgjë kundër Kurtit dhe se e ka votuar qeverinë e tij por tani do votojë për një qeveri të re për të cilën është i bindur se do ta çojë Kosovën së paku edhe një hap përpara.