12 raste të reja me koronavirus, në Kosovë

Janë konfirmuar edhe 14 raste të reja me koronavirus, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK). Në total numri i të infektuarve deri më tani në vendin tonë ka shkuar në 1064.

“Sot më 29 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 311 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 12 raste”.

Rastet pozitive sipas IKSHPK-së, janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 6 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Stanovc) dhe komuna e Prizrenit 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Gërnçar) dhe 1 rast me vendbanim në Mirushë, Malishevë.

Po ashtu sot janë shëruar 9 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 829 raste.

“Nga data 08 shkurt deri më 29 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 14.635 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.064 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, njofton IKSHPK-ja, raporton Gazeta Stop.