Fatmir Matoshi nga partia Aleanca Kosova e Re, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese i shpallur sot duhet të zbatohet nga të gjitha palët.
Në një lidhje direkte në edicionin Special në Klan Kosova, ai ka thënë se AKR është për t’i dhënë zgjidhje formimit të një Qeverie të re.
“Vendimet e Kushtetuese nuk janë të komentueshme, ato kërkojnë zbatueshmëri nga të gjitha palët”.
“Ky vendim duhet të pranohet nga të gjithë dhe të gjejë zbatueshmëri”.
“Qëndrimin e Behgjet Pacollit dhe AKR-së e dini, ne jemi për t’i dhënë zgjidhje zgjedhjes së një Qeverie të re”.