Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka thënë që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është personi më i votuar ndonjëherë në Kosovë.
“Albin Kurti prej kur votohet për individin në Kosovë, është personi më i votuar ndonjëherë. Kurti e ka ndërtuar autoritetin politik me nder, dhe tan i ka ardhë koha për të qeverisur”.
“Nuk ka vota më shumë se Kurti askush, kjo është për respekt dhe konsideratë. Është gabim strategjia për t’i ja marrë Kurtit pushtetin me zor. Ai [Kurti] duhet të qeverisë në Kosovë; kështu mendon populli. Nuk mundesh me kurrfarë makinacioni, me kurrfarë truqesh politike as të presidentit Thaçi dhe askush tjetër ta eliminojë Kurtin prej skenës politike me marifete”.
Konjufca në Rubikon në Klan Kosova, ka thënë që çështja e mocionit të votëbesimit ndaj Qeverisë Kurti, ka qenë konflikt interesi.
“Kur partneri që je në koalicion ta ngrit mocionin e votëbesimit, vetëm për një arsye, për ta marrë vendin e kryeministrin, kjo nuk shkon askund në botë”.