Liga italiane Serie A do të rinisë më 20 qershor dhe tashmë është bërë zyrtare.
Vendimi është marrë pasditen e sotme, pas një takimi mes përfaqësuesve të qeverisë dhe atyre të futbollit.
Më herët, u pranua edhe protokolli i federatës, por u vendos që nëse një lojtar do të rezultojë pozitiv me Covid-19, i gjithë grupi do të karantinohet për 14 ditë, raporton goal.com.
Ky detaj mjaft i rëndësishëm, mund të sjelli probleme serioze për mbylljen e javëve të mbetura në futbollin italian.