4 raste të reja dhe 19 të shëruar nga koronavirusi

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (ISHKP), ka njoftuar të enjten se janë konfirmuar edhe katër raste të reja me koronavirus deri sa janë shëruar edhe 19 persona të tjerë nga kjo pandemi.

“Sot më 28 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 332 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 4 raste”.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Stanovc) dhe 1 rast me vendbanim në Përlepnicë-Gjilan.

Po ashtu Sot, janë shëruar 19 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 820 raste.

“Nga data 08 shkurt deri më 28 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 14.324 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.052 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”.