Qytetarët kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në atë që është quajtur “prova e dytë për protestë” e organizuar nga lëvizja Vetëvendosje.
Protesta është paraparë të nisë në orën 17:00 dhe sipas organizatorëve, ajo do të mbahet në tri sheshet e qendrës së Prishtinës, përfshirë edhe atë “Ibrahim Rugova” dhe “Adem Jashari”.
Kjo provë për protestë është paralajmëruar me 3.500 deri në 5.000 qytetarë, ndërkohë që javë më parë ishte mbajtur një me rreth 500 qytetarë, por për të cilën VV-ja kishte thënë se nuk e ka organizuar.