Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura, të cilat herë-herë do të shoqërohen me reshje shiu.
IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s.