Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka bërë të ditur se personi i cili është konfirmuar si rast pozitiv me COVID-19, sonte në Gjilan është një bashkatdhetar, i cili nesër kishte planifikuar të udhëtojë për në Zvicër.
Këtë njoftim Haziri e bëri përmes një postimi në Facebook, ku po ashtu dha bilancin e të infektuarve dhe të shëruarve në komunën që ai drejton.
“Dita77. IKSHP na njoftoi se në Gjilan e kemi një rast të ri pozitiv me #Covid-19. Bëhet fjalë për një bashkatdhetar tonin, i cili ka pasur të udhëtojë nesër për në Zvicër dhe me kërkesën e tij i është nënshtruar testimit. Do të ritestohet sërish, për t’u konfirmuar. Përndryshe, nga 31 persona sa kanë qenë aktiv, 11 janë shëruar plotësisht dhe 21 i kemi aktiv me #Covid19. Po punojmë që edhe rastin e fundit ta mbyllim sa më shpejt”, shkruan Haziri.
Ai tha se i kanë përgatitur edhe hamitë e kishat, për t’i hapur pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për hapjen e objekteve fetare, teksa bëri të ditur se janë në kontakt edhe me Ministrinë e Arsimit për hapjen e shkollave.
“Ndërkohë, lajmi për hapjen e xhamive dhe kishave për besimtarët, na ka gëzuar shumë. Kemi bërë dezinfektimin e xhamive dhe në bashkëpunim me KBI’në, po e përgatisim hapjen e faltoreve. Jemi në koordinim me ministren e Arsimit, lidhur me planet për shkollat dhe rolin e komunave. Po ashtu, ekonomia dhe sektori publik e privat janë riaktivizuar. Koha me largu kufizimin në qarkullim dhe hapjen e kufijve. Ju lutem që të vazhdoni akoma t’i përdorni masat preventive dhe ta mbani distancën sociale”, shkruan Haziri.