Konfirmohen 9 raste të reja me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tw Kosovws (IKSHPK), ka njoftuar edhe për 9 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

“Sot më 26 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 220 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 9 raste”.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 8 raste (sipas vendbanimit: 7 raste Vushtrri dhe 1 rast Bajskë) dhe 1 rast me vendbanim në Gjilan.

Sipas njoftimit, sot, pos 9 të infektuarve, janë regjistruar edhe tre të shëruar.

“Sot më 26 maj 2020, janë shëruar 3 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 794 raste”.

Në total, tash janë 1047 të infektuar dhe 795 të shëruar. Ndërkohë si pasojë e COVID-19, kanë vdekur 30 pacientë.