Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, i ka dalë në mbrojtje Vjosa Osmanit.
Pacolli tha se do të ishte ide e shkëlqyer nëse Osmani do të merrte mandatin për kryeministre.
Sipas tij ajo do të bënte bashkimin e nevojshëm të politikës.
“Ideja e Vjosës mandatare ka qenë një ide e shkëlqyer. Ne si AKR, s’jemi faktor, por kjo ka qenë dëshira jonë, Rugoviste, shprehëse e vullnetit për ndryshim të brezit të ri, ajo do përfaqësonte dhe do të ekzekutonte atë nevojë për bashkim që politika dhe shoqëria kosovare ka nevojë sot. Bashkimi na duhet qoftë për te adresuar problemet politike të brendshme apo ndërkombëtare, qoftë, apo dhe ato ekonomike, shëndetësore, etj”, ka shkruar ish-presidenti Pacolli.