Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti tha se Kosova është vonuar në intervenimin ekonomik pas izolimit për shkak të pandemisë Covid-19.
“0 (zero) raste në Pr! Shumë vonë jemi me intervenimin ekonomik! Nuk do të na duhen partitë në qoftë se humben mbi 50 mijë vende të punës. Siç do të thoshte Bill Clinton “its the economy s…” #rihapja#ekonomia ”, shkroi Ahmeti në Facebook.
I pari i Prishtinës i cili edhe më parë ka kërkuar riphajpen e bizneseve mendon se për të intervenuar në ekonomi nuk do të duhej domosdoshmërisht të pritej rihapja e plotë e vendit.
“Intervenimi ekonomik nuk ka nevoje me prit rihapjen”, thotë Ahmeti, duke iu përgjigjur qytetarëve.
“Nuk mendoj qe kjo qeveri duhet me qënë letargjike në ekonomi. Nuk ka të bëj kjo me inati, vetëm me mirëqenies e qytetareve të Pr e të Kosovës. E meqenëse unë jam kryetar i Pr, mua më bën përgjegjës heshtja për mos mbrojtjen e interesave të qytetarëve të komunës tonë – minimalisht Prishtina”, thotë Ahmeti.