Gazetari i njohur Drini Zeqo është larguar sot nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Mësohet se shkak bëhet një urgjencë familjare.
Lajmi është dhënë nga vëllai i madh, përmes një njoftimi, të cilin e lexoi aktori Julian Deda.
‘Për shkak të një urgjence familjare, Drinit i është dashur që të lërë shtëpinë e BBV-së. Ai është shumë mirënjohës për kohën që ka kaluar më të gjithë ju dhe ju uron sukses në rrugëtimin tuaj në vazhdim.’- ishte letra që lexoi Jul Deda brenda shtëpisë së BBV-së.
Banori, teksa lexonte zarfin e kuq tha se ‘Me largimin e Drinit i cili ishte edhe lideri i shtëpisë, duhet të zgjidhni një lider të ri. Në votim përfshihen edhe banorë të ri të shtëpisë.’