Këshillitari i Gjykatës së Bashkimit Evropian, ka kërkuar nga Google që të paguajë një gjobë prej 2.4 miliardë eurosh, me arsyetimin se ka përdorur qëndrimin e saj monopolizues në treg për të shërbyer me mallra.
NDTV ka raportuar të enjten se Komisioni Evropian ka thënë se Google u ka shkaktuar dëme kompanive konkurruese nëpërmjet Google Shopping pa të drejtë kërkimi.
Kjo konsiderohet një nga tri gjobat që KE-ja i ka vendosur kompanisë amerikane të kërkimit në vjetët e fundit.
Google e kishte apeluar këtë gjobë, por Gjykata ia ka refuzuar.
Kjo kompani është shprehur se nga 2017-a ka bërë ndryshime me qëllim që të jetë në vijë me vendimin e Komisionit Evropian.
“do të marrim parasysh qëndrimin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe do të presim vendimin final. Krahas apelit, do të investojmë në ndryshimet tona”, thuhet në një reagim të Google.