Si të zgjedhim një salcë domatesh të shëndetshme?

Gjëja e parë që ka rëndësi tek një salcë domatesh është të jetë e paketuar në një mbajtëse nga qelqi, raporton EatThis.

Salcat më të mira të domateve nuk duhet të kenë sheqer të shtuar e as agjent për zgjatje të afatit të përdorimit.
Sa më i shkurtër të jetë afati i përdorimit aq më e mirë është salca.

Një salcë domatesh duhet të jetë sa më e thjeshtë, e kjo do të thotë pa ëmbëltues e pa sasi të madhe të kripës.

Me një bazë domatesh të gatuara, salca që njihet si “marinara” gjendet nëpër dyqane e paketuar në mbajtëse qelqi nga shumë brende të ndryshme.
Domatet kanë vitaminë C thelbësore, fibra të dobishme për shëndetin e organeve tretëse dhe antioksidantë.
Pra nëse në letrën ku përshkruhet përmbajtja e salcës janë këto elemente, do të thotë se “marinara” është e shëndetshme.

Salcë e shëndetshme domatesh konsiderohet kur ka 45 kalori për servim dhe më pak se 1 gram yndyrë totale.
Ajo gjithashtu duhet të ketë edhe 2 gramë fibra dhe 5 gramë sheqer si ëmbëltues natyral nga domatet. Edhe pse produkti mund të përmbajë 5 gramë sheqer total, ai duhet të përmbaj 0 gram sheqer të shtuar.

“Ketchup-i” nga brendet e ndryshme konsiderohet si salca më e pashtëndetshme e domateve që gjendet në treg për shkak se paketohet në mbajtës nga plastika e cila lëshon mikrolplastikë e gjithashtu përmban sasi të madhe të sheqerit artificial që është tejet i pashëndetshëm.

Përbërësit për “mariana” të përgatitur në shtëpi

Disa domate të qëruara

Një qepë me madhësi të mesme

Dy thelpinj hudhër

Dy lugë gjelle vaj ulliri

Një lugë çaji erz origano

Pak krip e piper