Gani Gërmia reagon menjëherë pas largimit nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova: Ky nuk është fundi

Gani Gërmia, gjatë spektaklit të së hënës, ka kërkuar për herë të dytë të largohet nga shtëpia e Big Brother Vip Kosova.

Gjatë spektaklit, u tha se ai do të qëndrojë edhe për 24 orë në “secret room”, që të reflekojë dhe të vendosë nëse do të vazhdojë të qëndrojë apo jo.

Akoma pa u bërë 24 orë, Ganiu është larguar nga shtëpia gjatë ditës së sotme, dhe i njëjti ka reaguar menjëherë në rrjete sociale, duke i falënderuar mbështetësit e tij dhe duke u shprehur se ky nuk është fundi,

Gani Gërmia lë përfundimisht shtëpinë e Big Brother Vip Kosova

Postimi plotë:

Me një përshëndetje të ndjeshme, dua t’ju falënderoj për çdo emocion dhe përkushtim që më keni ofruar në rrugëtimin tim në Big Brother. Largimi im është një moment i trishtueshëm, por kujtimet e krijuara dhe emocionet e ndara janë të pakrahasueshme. Ju premtoj se ky nuk është fundi, por një fillim i ri i këtij rrugëtimi. Faleminderit për çdo fjalë inkurajuese që ka ngrohur zemrën time në momente të vështira dhe për çdo fragment të jetës suaj që kemi ndarë bashkë. Në fund, ju falënderoj për çdo emocion, çdo përkrahje, dhe për secilin kujtim të bukur që kemi ndarë. Ju lutem të vazhdoni të jeni aq të mrekullueshëm sa keni qenë gjatë këtij udhëtimi.
Shihemi së shpejti me projektet e reja Ju dua.