Philippe Coutinho duket i sigurt që do të largohet nga Barcelona këtë verë dhe preferenca e tij është që të bashkohet me klubi nga Liga Premier, Chelsea.
Sipas El Mundo Deportivo, Blutë janë njëri nga tre klubet angleze që kanë kontaktuar ish-agjentin e lojtarit të Liverpoolit, Kia Joorabchian, së bashku me Manchester Unitedin dhe Leicester Cityn.
Edhe klubi Newcastle United gjithashtu thuhet se ka një interes ‘jozyrtar’, por ylli brazilian tashmë ka ndarë mendjen për klubin e tij të ri.
Bayern Munich, ku Coutinho është i huazuar nga Barcelona kanë një mundësi për të blerë reprezentuesin e Brazilit për 120 milionë euro në fund të sezonit, por raporte të shumta sugjerojnë se kjo nuk do të ushtrohet.
Barcelona thuhet se është e prirur të shiste ish-yllin e Liverpoolit këtë vit për të mbledhur fonde jetike, ndërsa lojtari thuhet se ka shumë pak interes për t’u rikthyer në Inter ose për t’u bashkuar me Paris Saint-Germain.
Në vend të kësaj, Coutinho është i interesuar për një transferim në Angli apo më saktë në Ligën Premier te klubi nga Stamford Bridge, Chelsea.
Braziliani shënoi 21 gola në 76 ndeshje për Barcelonën pasi u transferua për 160 milion euro nga Reds në janar 2018, por vazhdimisht luftoi për formën më të mirë.