Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se janë ekzekutuar shtesat e njëhershme prej 100 euro për 287 mijë e 684 pensionmarrësit si dhe shtesat prej 100 euro për 388.015 fëmijë.
Murati, këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në llogarinë e e tij, duke thënë detaje.
“Pas të gjitha përgatitjeve teknike nga stafi i MFPT, sot kemi arritur të ekzekutojmë shtesat e njëhershme për të gjithë pensionmarrësit si në vijim:
– Pensionistët e moshës
– Kategoritë e luftës
– Pensionet për aftësi të kufizuara
– Pensionet familjare dhe të invaliditetit në punë, dhe
– Pensionet e parakohshme, për ata që marrin më pak se 500 euro”, thuhet në njoftim.