Haki Abazi e përjeton shumë rëndë që nuk e njeh Edi Rama, më vjen keq që kryeministri shqiptar nuk e njeh një zëvendëskryeministër nga Kosova
Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi e ka përjetuar shumë rëndë deklaratëm e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, i cili tha se “kush është Haki Abazi”.
“Nuk është problem që Edi Rama thotë se nuk më njeh”, tha Abazi.
Ai tha se i vjen keq që një kryeministër shqiptar, nuk e njeh zëvendëskryeministër nga Kosova.
Abazi ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, për rrëzimin e Teatrit Kombëtar në Tiranë.