Bora shkakton telashe me rrymë në një fshat të Dragashit, kërkohet ndërhyrja e KEDS-it

Reshjet e dendura të borës të përcjellura edhe me erë në fshatrat e Komunës së Dragashit, kanë shkaktuar probleme në shtyllat elektrike.

Në fshatin Zgatar të kësaj Komune shihet që dy shtylla janë rrëzuar pothuajse plotësisht në tokë.

Kryetari i kësaj Komune, Behgjet Xheladini, ka kërkuar intervenim urgjent nga KEDS-i për t’i ndërruar ato shtylla.

“KEDS-I urgjentisht të bëjë ndërrimin e shtyllave në fshatin Zgatar-Dragash”, ka shkruar Xheladini