Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 18-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Tri ndeshje të shtunën e dy të tjera do të jenë në program të dielën.
Derbi i kësaj jave do të zhvillohet në Suharekë, atje ku Ballkani do të jetë nikoqir i Prishtinës.
Suharekasit vijnë pas hymbjes nga Llapi 5:3 dhe eliminimit nga Liga e Konferencës dhe do të kërkojnë këndelljen ndaj kryeqytetasve.
E Prishtina është në pozitën e pestë në tabelë me 25 pikë.
Të dielën gjithashtu luhet ndeshja mes Lirisë së Prizrenit dhe Llapit.
Prizrenasit gjenden në vendin e fundit dhe në krizë të rezultateve, ndërsa llapjanët do të tentojnë të mbajnë formën e mirë dhe të ndjekin Ballkanin në luftë për titull.
Të shtunën zhvillohen ndeshjet: Fushë Kosova-Feronikeli 74, Dukagjini-Gjilani dhe Drita-Malisheva.
Të gjitha këto takime nisin nga ora 13:00.