Vëllai i Liridona Ademaj, Leonard Ademaj tha sot se është keqkuptuar deklarata e tyre ku kanë thënë se i kanë dhanë dy ditë besë familjes Murseli. Ai tha se e kanë lejuar familjen Murseli të mbajnë edhe dy ditë tjera të pame, shkruan Insajderi.
“Në lidhje me deklaratën që e kemi thanë për dy ditë besë, nuk ka qenë në atë kontekst. Ne i kemi dhanë leje familjes së Naimit me majtë të pane edhe dy ditë tjera“, tha ai.
Ademaj tha se fëmijët po qëndrojnë tek prindërit e Naimit dhe se nuk i kanë parë ende.
“Fëmijët janë duke qëndruar me prindërit e Naimit, me gjyshërit e tyre, nuk i kena pa hala. Po dojmë me i lanë aty, për shkak se nëse vinë të na është e pame edhe munden me kuptu që i ka vdek nana“, u shpreh vëllai i të ndjerës.
Tutje, Ademaj tha se po presin që Suedia t’i marr fëmijët.
“Qendra për Punë Social ka ardhur tek ne, tash pritet që me ardh shteti suedez me i marr edhe me u kujdes për ta. Tash jena tu prit me marr vendimin në lidhje me zhvarrimin e trupit të Liridonës, po dojna sa ma shpejt me e zhvarros, pasi disa familjarë janë edhe jashtë shtetit“, tha ai, përcjell Insajderi.
Leonard Ademaj tha se Naim Murseli nuk e ka thirrur policinë në natën kritike kur është vrarë Liridona.
“Policinë nuk e ka thirrë Naimi, por, një njëri tjetër që punon në një shitore“, deklaroi Leonardi.
Sipas tij, Liridona i ka parë hajnat, të cilët kanë shkuar në drejtim të saj dhe jo të Naimit.