Edhe një vdekje nga COVID-19 në veri

Ka ndërruar jetë një person i prekur me Covid-19 në veri të Kosovës.

Bëhet e ditur se i ndjeri është nga komuna e Zubin Potokut dhe ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike të Kragujevcit në Serbi.

Sipas të dhënave të Shtabit të Emergjencave në veri të Mitrovicës në 24 orët e fundit atje një person është shëruar dhe nuk është regjistruar asnjë rast i ri me koronavirus.

Deri më tani, gjithsej 116 njerëz janë sëmurë me Covid-19 në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë, 104 njerëz janë shëruar dhe dhjetë kanë vdekur, raporton Radio Kontakt Plus.