Enrique: Ndeshjet pa shikues të trishtueshme

Seleksionuesi i Spanjës në futboll Luis Enrique nuk pëlqen idenë që të luhen ndeshjet e futbollit pa shikues. Ndeshjet nëpër ligat evropiane kanë rifilluar, por në stadiume pa shikues, nga frika e përhapjes së koronavirusit.

“Të luash ndeshjet pa shikues është më të trishtueshme sesa të vallëzosh me motrën tënde”, ka thënë Luis Enrique në një intervistë për “Colgados del Aro”.

Fundjavën e kaluar Bundesliga gjermane është bërë liga e parë e madhe që ka rifilluar që nga pezullimi i detyrueshëm shkaku i koronavirusit. Lojtarët nuk kanë qenë në gjendje të festojnë golat si masë për të ulur rrezikun e përhapjes së infeksionit. Stadiumet kanë qenë të zbrazëta.

“Ishte shumë e shëmtuar, kam shikuar futbollin gjerman dhe është e dhimbshme. Mund të dëgjosh fyerjet dhe humb intimitetin e momentit të madh”, ka shtuar ish-trajneri i Barcelonës.

Por, ai pranon se mundësia e shikimit të sportit nëpërmjet televizorit ofron lehtësim për miliona njerëz që janë izoluar në shtëpi për të parandaluar përhapjen e virusit.

“Ne duhet të kuptojmë se ky është biznes global që gjeneron shumë para dhe ndonëse spektakli ësahtë shumë ndryshe për dallim me stadiumin e mbushur, prapë mund të ndihmojë të kalohet koha gjatë periudhës së izolimit. Nëse je tifoz i futbollit apo basketbollit atëherë shikimi i ndeshjeve gjithmonë është interesant”, ka bërë të ditur Enrique.