Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini, ka prit një delegacion të Odës Tregtare Afrikë Ballkan, ku edhe është nënshkruar edhe memorandumi historik.
Kryetari Shahini, ka njoftuar mysafirët lidhur me aktivitetet dhe synimet e AKB-së.
Ai i ka bërë thirrje investitorëve nga Afrika që të vijnë e investojnë në Kosovë, sepse Kosova është një vend që ofron kushte shumë të mira për investime.
“Ne kemi gatishmëri të bashkpunojmë dhe jemi të interesuar për thellimin e bashkëpunimit”, tha Shahini.
Kryetari i AKB-së theksoi se ky është një hapë i vogël drejt bashkëpunimit të madh që do të pasoi.
“Po nënshkruajmë marrëveshje historike, ku disa shtete nga Afrika ende se kanë njohur Kosovën dhe duhet ta njohin Republikën e Kosovës. Nga sot jemi partner”, tha Shahini.
Ai më tej shtoi se memorandumi që po nënshkruajmë është një mundësi e mirë e investimeve, bashkë investimeve dhe bashkpunimit.
Agim Shahini, tregoi se në Afrikë do të ndërtohet një qendër kukturore për shkrimtari Dritro Agollin.
Nga ana tjetër Emanuel Assako, kryetar i Odës Tregtare Afrikë- Ballkan, tha se është një marrëveshje e rëndësishme ndërmjet Afrikës-Ballkanit e Kosovës e cila do të ketë suksese ndër breza.
“Jam i bindur se Ballkani do të jetë fuqi e zhvillimit ekonomik. Afrika ka nevojë për bashkëpunim”, tha Assako.
Sipas tij nënshkrimi i memorandumit historik Kosovë- Afrikë-Ballkan mes AKB -së me Odën Tregëtare të Kameronit ka për qëllim bashkëpunimin dhe shitjen e produkteve vendore në kuadër të Javëve të Biznesit Kosovar 2023.
Kujtim Dervishi, kryetar i Shoqatës së Restoranteve dhe Bujtinave të Shqiprisë, tha se iniciativa e kryesuesit të delegacionit nga Afrika ka rêndësi të madhe për ekonominë tonë sidomos turizmin.
Kryetari i Dhomës Tregtisë rajonale të Afrikës perëndikore Seck Mansour së Tregtisë në Kamerun, tha se nga sot do të mobilizojnë gjithë Afrikën për të investuar në Kosovë.
Suar Berisha, nënkryetar i AKB-së e ka quajtur marrëveshjen historike, pasi qën deri tash nuk ka pas bashkpunim me Afrikën.