Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar shqyrtimi i projektligjit për letërnjoftimin, me të cilin do të rregullohet procedura e lëshimit të letërnjoftimeve në vendin tonë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deklaroi se me anë të këtij projektligji bëhet krijimi i mundësisë që shtetasi i Republikës së Kosovës mund të pajiset me letërnjoftim që nga lindja e deri në moshën 16-vjeç, por pa qenë i detyruar.
“Kjo do t’i mundësojë kësaj moshe të lëvizin jashtë Republikës së Kosovës vetëm me letërnjoftim në ato vende që ka marrëveshje Kosova”, deklaroi ai.