Shkon në 10 numri i të lënduar nga shpërthimi në Prizren, pesë prej tyre janë në QKUK

Numri i të lënduarve nga shpërthimi i granatës së dorës në tregun e kafshëve në Prizren ka shkuar në dhjetë.

Shefi i Emergjencës në Prizren, Hekuran Veçgishti ka thënë për Klankosova.tv që pesë prej tyre, pas trajtimit mjekësor, tashmë janë liruar në shtëpi, ndërkaq pesë të tjerët janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ai ka thënë që gjendja e pesë të transferuarve në QKUK është megjithatë stabile, teksa lëndimet që ata i kanë marrë janë në pjesë të ndryshme të trupit si në qafë dhe gjoks.