Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se në koordinim të plotë me Qeverinë, Ministrinë e Shëndetësisë, SBASHKU-në dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit, janë duke analizuar situatën me pandeminë COVID-19.
Sipas njoftimit të MASH, të hënën, më 22 mars 2021, mësimi do të mbahet sipas skenarit me të cilin shkollat janë duke punuar aktualisht.
“Në mënyrë që t’i mbajmë shkollat hapur, është i domosdoshëm bashkëpunimi i të gjithë akterëve, prandaj, MASh kërkon nga nxënësit, mësimdhënësit dhe të gjithë akterët e përfshirë në shkollë që të respektojnë me përpikëri masat kundër pandemisë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.