Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë të ditur se procesi i numërimit të votave është përmbyllur në të gjitha qendrat e numërimit.
12 ditë pas përfundimit të zgjedhjeve, KQZ-ja ka bërë të ditur se ka përfunduar procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se të premtën në mbrëmje, më 21 shkurt 2025, është përmbyllur procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimit të votave të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime më 9 shkurt 2025. Në 38 Qendrat Komunale të Numërimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ofruar transparencë të plotë të procesit të numërimit duke prezantuar në ekrane punën e çdo ekipi të numërimit, përfshirë pamjen e fletëvotimeve të plotësuara në vendvotime nga votuesit dhe krijimin e formularëve digjital. Gjatë kësaj periudhe, numri i vendvotimeve të rregullta që janë numëruar është 2,533, në të cilat më 9 shkurt 2025 janë mbajtur Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Gjatë kësaj kohe, KQZ ka bërë të ditur se të bëjë edhe përditësimin në faqen e tyre zyrtare https://rezultatet2025.net/
Deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje mban vendin e parë me 40,90%, Partia Demokratike e Kosovës 22.29%, Lidhja Demokratike e Kosovës 17.42%, AAK-NISMA 7.42%