Zvicra publikon listën përfundimtare për “EURO 2024”, tre shqiptarë pjesë e saj


Kombëtarja e Zvicrës, e cila udhëheqet nga Murat Yakin, ka publikuar sot listën përfundimtare para nisjes së “EURO 2024”.

“Helvetikët” do të udhëtojnë me 26 lojtarë për në Gjermani, aty ku do të zhvillohet kampionati, derisa pjesë e listës janë edhe tre lojtarë me prejardhje shqiptare.

Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri do të paraqiten për herë të tretë në një kampionat evropian me fanellën e Zvicrës, teksa do të jetë hera e parë për Ardon Jasharin.

Pjesë e listës preliminare ishin edhe Uran Bislimi, Albian Hajdari dhe Andi Zeqiri, të cilët, selektori Yakin vendosi mos t’i marrë me vete në Gjermani.

LISTA E PLOTË E FTUAR PËR “EURO 2024”:

Zvicra është në grupin A me Skocinë, Hungarinë dhe nikoqirin, Gjermaninë.