Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjeve të fundit në Grupin G të Botërorit ‘Katar 2022’.
Zvicra ka shkuar në pushim me barazim 2-2 ndaj Serbisë, rezultat ky që i dërgon helvetikët në 1/8 e finales, shkruan Gazeta Olle.
Xherdan Shaqiri shënoi gol të bukur për epërsinë fillestare (20′), ndërso golin e dytë e realizoi Breel Embolo (44′).
Zvicra aktualisht ka katër pikë në pozitën e dytë në tabelë.
Pjesa e parë në ndeshjen tjetër ndërmjet Kamerunit dhe Brazilit ka përfunduar pa gola, 0-0.
Brazili e ka siguruar kalimin në 1/8 e finales dhe me rezultatin aktual tani ka shtatë pikë në tabelë dhe mban vendin e parë.
Në anën tjetër, Kameruni mbetet e treta në tabelë me dy pikë, aq sa ka edhe Serbia që renditet e fundit.