Zvicra ka mposhtur sërish serbinë me rezultat 3-2 për të treguar forcën dhe për të kaluar në 1/8 e finales në Kupën e Botës.
Vetëm pas 20 minutave lojë erdhi goli i parë në ndeshje, kur Djibril Sow asistoi te Xherdan Shaqiri i cili me një gjuajtje të fortë shënoi për 0-1.
Serbët arritën të rikthehen në lojë, kur shënuan dy gola në minutat 26 e 35 për 2-1.
Por gëzimi i tyre zgjati shumë pak, pasi një minutë para fundit të pjesës së parë Zvicra barazoi shifrat në 2-2.
Ishte një aksion i bukur me Widmer që asistoi për mrekulli te Breel Embolo që realizoi për 2-2 nga afërsia.Reklama
Me rezultatin baras përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Zvicra e ka nisi për mrekulli pjesën e dytë, kur vetëm pas tre minutave lojë rikthyen epërsinë.
Ka qenë një aksion spektakolar i zviceranëve i nisur pikërisht nga ylli i madh kosovar, Xherdan Shaqiri.
Gjilanasi harkoi bukur në zonë te Vargas i cili me thembër asistoi te Remo Freuler i cili realizoi për 3-2.
Gola më nuk pati në këtë sfidë, por tensionet nuk munguan në disa momente të ndryshme deri në fund.
Humbësit e kësaj sfide provokonin gjatë gjithë kohës dhe qëllimi i tyre ishte për t’i nxjerrë nga kontrolli lojtarët e Zvicrës, por në dy raste Granit Xhaka ua tregoi vendin atyre. Reklamahttps://8af58e6a526f7f6a4566f6e986b8ef60.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html
Gjithsesi Zvicra arriti ta menaxhoj mirë ndeshjen dhe mori fitoren për të kaluar në 1/8 e finales në Kupën e Botës, pasi del nga Grupi me gjashtë pikë nga pozita e dytë.
Në rrethin tjetër Zvicra do të përballet me Portugalinë në 1/8 e finales në Kupën e Botës, derisa serbia do të kthehet në shtëpi pasi nuk ka lënë asnjë gjurmë në Katar. /Telegrafi/