Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka bërë të ditur se pritet që rritja mesatare e tarifave të rrymës për konsumatorët të jetë rreth 15 %.
Sipas një njoftimit të publikuar nga ZRrE të premten, thuhet se kanë propozuar shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike në vend për rreth 15 për qind muajin e ardhshëm.
ZRrE kanë njoftuar se janë bazuar në rezultatet e raportit të tij konsultativ për të hyrat maksimale të lejuara, rritja mesatare e tarifave për konsumatorët pritet të tjerë 15 për qind dhe ftoi konsumatorë për konsultim publik.Raportet Konsultative paraqesin propozimet fillestare të ZRrE-së për të hyrat maksimale të lejuara për këto ndërmarrje, Ky publik ofron mundësinë që të gjitha palët e interesuara të shqyrtojnë propozimet dhe të japin komente dhe sugjerime që mund të ndikojnë në përcaktimin e vendimeve përfundimtare mbi tarifat.”Bazuar në rezultatet e ktyrë raporteve, pritet që rritja mesatare e tarifave për konsumatorët të jetë rreth 15%. ZRrE e konsideron konsultimin publik një element kyç në zhvillimin e politikave të qëndrueshme dhe transparente në fushën rregullative.” – thuhet në njoftim të ZRrE-së.